“Po bëjmë testimet” – Termokosi lajmëron fillimin e furnizimit të jashtëzakonshëm me ngrohje

 

 

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se do të nisë furnizimin e jashtëzakonshëm me ngrohje për të gjithë se vazhdojnë të njëjtat kushte atmosferike.

Për shkak të përkeqësimit të motit dy ditët e fundit, ngrohtorja ka njoftuar se tashmë ka finalizuar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje nëpërmes Ngrohtores së QKUK-së për nevojat e klinikave të kësaj qendre mjekësore.

WAktualisht, janë duke u kryer testimet përfundimtare të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes. Në rast se kushtet klimatike mbeten të njëjta, ditëve të ardhshme do të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë”, thuhet në njoftimin e “Termokosit”.

“Termokos” ka thënë se është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…