Parashikimi i motit: Borë e shi edhe sot

 

 

Reshjet të dendura dëbore parashihet të përfshinë edhe pjesë të ulëta të vendit gjatë natës, do të vazhdojnë orëve të mëngjesit të ditës së premtë.

Deri në 10 e 15cm shtresë bore mund të formohet në disa pjesë të ulëta të vendit, kryesisht nga rrafshi i Kosovës. Më pas, ditën intenziteti i reshjeve pritet të dobësohet gradualisht, e me rritje të temperaturave, reshjet e borës shndërrohen në të shiut apo sqotës. Temperaturat minimale zbresin deri në 1C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 2C e 5C. Frynë erë mesatare e mesatarisht e fuqishme veriore 6-12m/s. Pjesëve malore, sidomos nga Istogu me hove prej 25m/s (90km/h).

Reshjet pushojnë ditën e shtunë, mirëpo vransirat dominojnë pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat shënojnë një rritje të lehtë në 6C e 8C. Të dielen parashihen intervale më të gjata me diell, me temperatura maksimale deri në 13C e 15C. Gjatë mbrëmjes vransirat shtohen, e orëve të hershme të mëngjesit të ditës së hënë shfaqen kushte edhe për reshje të dobëta shiu. Temperaturat sërish pësojnë një rënie të lehtë në 10C.

Nga dita e martë, pritet përmirësim i situatës meteorologjike, me më shumë intervale me diell, ndërkohë që temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 15C e 17C, me tendencë të rikthehen mbi 20C, në pjesën e dytë të javës. Erërat frynë kryesisht nga krahu verior, të lehta dhe mesatare 3-9m/s.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…