Murati tha se ka rritje të qarkullimit të bizneseve, Rukiqi: Ekspert për gjithçka

 

 

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se qarkullimi i bizneseve deri të fund të muajt gusht të këtij viti ka shënuar ngritje 10.06% më shumë se sa periudha e njëjtë në vitin e kaluar.

Kështu ka shkruar Murati në një postim në rrjetin social “Facebook”.

“Qarkullimi i bizneseve deri në fund të muajit gusht të këtij viti ka shënuar 15.2 miliardë euro, apo 10.06% më shumë sesa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Dinamikë të ngjashme ka pasur edhe fitimi neto i bizneseve, i cili bazuar në deklarimet e tatimit në fitim të korporatave del se ka shënuar rritje prej 9.45% krahasuar me vitin e kaluar”, ka shkruar  Murati.

Një reagim ndaj deklaratës së Muratit, e ka bërë Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas Rukiqit, rritja në qarkullim ka pasur vetëm të kompanive që merren me shitblerjen e energjisë elektrike.

“Po, i nderuar “ekspert” për gjithçka. E saktë është rritja e qarkullimit dhe fitimeve në kompanitë që merren me shitblerjen e energjisë elektrike, si pasojë e rritjes stratosferike të çmimeve të energjisë. Pyeti prodhuesit dhe bizneset në sektorë të tjerë nëse e kanë këtë rritje”, ka shkruar ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…