Kosova paguan shtrenjtë për ‘egot’ e liderëve

 

 

Gjatë 10 ditëshit të fundit të muajit shtator, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja e jashtme në detyrë, Donika Gërvalla-Schawrz kanë qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, secili me agjendë të ndryshme.

Për politologen Donika Emini, politika e jashtme e Kosovës aktualisht është duke u bërë ad-hoc dhe pa ndonjë strategji për efekte të jashtme, por vetëm për konsum të brendshëm.

“Ne funksionojmë me politikë të jashtme ad-hoc, për konsum të brendshëm politik. Dhe jo për kalkulime të jashtme. Është agjendë personale politike e personave të caktuar në Kosovë”, ka thënë ajo për REL, transmeton KFVA.

Derisa ish-ambasadori Albert Prenkaj thotë se aktualisht ka kakofoni në politikën e jashtme dhe s’ka kurrfarë koordinimi, gjë që ka rezultuar edhe me sanksione.

“Kosova është duke përjetuar një asfiksim, një vetëmbyllje. E ka humbur relevancën në arenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për një kakofoni në politikën e jashtme dhe si rezultat i kësaj Kosova ka përfunduar në sanksione”, ka thënë Prenkaj./KFVA/

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…