Kompania franceze e specializuar për parashikimin motit tregon pse po bie borë në Kosovë

 

 

Kompania franceze e specializuar në fushën e parashikimit të motit ka shpërndarë një status të Ambasadës së Francës në Prishtinë për borën e hershme që ka rënë në Prishtinë dhe në vende të tjera të Kosovës.

“La Chaîne Météo”, ka shkruar se reshjet e borës që kanë rënë në kryeqytet janë si rezultat i depërtimit të një mase të ftohtë të ajrit polar dhe pranisë së asaj që njihet si “pikë e ftohtë” mbi rajonin e Ballkanit.

“Cold Drop” apo “Pika e ftohtë” është një fenomen meteorologjik ku një zonë e vogël, shumë e ftohtë dhe e izoluar ajri qëndron mbi një zonë më të ngrohtë, duke sjellë reshje të papritura dhe të ftohta, shpesh shi ose borë.

“Borë shumë e hershme që përkohësisht mbulon tokën në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e cila ndodhet në vetëm 650 metra mbi nivelin e detit. Kjo borë është e lidhur me një depërtim të ajrit polar dhe praninë e një ‘pike të ftohtë’ mbi Ballkan.”, shkruan Le Chaine Meteo

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…