by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Ky lajm është konfirmuar nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, mëngjesin e së premtes.
“Mund t’iu konfirmoj se fletëvotimet për Zgjedhjet Lokale kanë arritur në Kosovë. Gjatë javës së ardhshme ato do të shpërndahen, fillimisht në Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq në ditën e zgjedhjeve do të shpërndahet për në Qendra të Votimit”, tha Elezi.
Më tej, Elezi ka shpjeguar se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve që janë shtypur për të gjithë procesin zgjedhor të 12 tetorit është 3,600,820 fletëvotime.
“Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale do të shtypen gjithsej 3,600,820 fletëvotime, nga të cilat 1,800,410 për secilën lloj të zgjedhjeve. Ky numër përfshin fletëvotimet për të gjitha mënyrat e votimit: në vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, për personat me nevoja të veçanta, votimin me postë dhe rezervat”, shpjegoi Elezi.
Në këtë numër të përgjithshëm përfshihen edhe 44,310 fletëvotimet për votimin me postë jashtë Kosovës, të cilat janë shtypur në mes të muajit shtator, para fillimit të periudhës së votimit për votuesit e regjistruar në diasporë.
Sipas të dhënave të Listës Votuese 2,025,105 qytetarë do të votojnë në vendvotimet brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa 43,993 votues janë regjistruar për të votuar përmes postës nga jashtë vendit.
Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime prej të cilave 910 Qendra të Votimit me 2,571 vendvoitme të caktuara për votimin e rregullt, me 2,571 vendvotime, ndërkaq 38 Qendra të Votimit me githsej 54 vendvotime për votimin me kusht.
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina