Drejtori për Emergjenca: Situata në Prishtinë është e menaxhueshme

 

 

Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, tha se marrë parasysh kushtet meteorologjike, situata në Prishtinë është e menaxhueshme.

“Të gjitha ekipet janë në terren. Kemi pasur disa raste dëmtimesh në disa pjesë të Prishtinës, si në rrugën Fehmi Agani, pranë RTK-së, Rr. Rasim Kiçina dhe në disa fshatra të tjera”, tha ai.

Ai bëri të ditur se ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca dhe ato të Shërbimeve Publike të Kryeqytetit kanë qenë në terren gjatë gjithë natës.

Sot, rrugët janë të pastra, të kalueshme dhe të sigurta për të gjithë”, theksoi ai.

Kushtet atmosferike shkaktojnë dëme në komuna, përfshirë edhe Prishtinën

Ndryshimet e papritura të kushteve atmosferike kanë shkaktuar dëme materiale në disa komuna të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, Prishtinën. Dëmet janë vetëm materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Në Prishtinë, në rrugën “Ibe Palikuqi” në lagjen Mat, është raportuar për një lakim të nëj shtylle elektrike, ndërsa në parkun e qytetit është rrëzuar një lis si pasojë e erërave. Një lis i madh është rrëzuar edhe në rrugën Xhemail Prishtina, në afërsi të RTK-së.

Autoritetet janë në terren për të vlerësuar situatën dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…