Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Komunitetin Politik Europian që po mbahet sivjet në Kopenhagë. Para se të nisin punimet e takimet, Osmani u ndal te shtypi për pyetjet e tyre.

Gazetarët vendas aty u interesuan për marrëveshjen e Kosovës me Danimarkën për të strehuar të burgosur të saj.

“Kjo është shtyrë shumë herë. A mund të jepni disa garanci që do të realizohet vërtet?”, u pyet Osmani.

“Në fakt tashmë është realizuar dhe si presidente jam angazhuar personalisht. Është ratifikuar nga parlamenti ynë. Tani pjesa tjetër janë kryesisht çështje teknike mes dy ekipeve se si do të zbatohet ky marrëveshje ndërkombëtare mes Kosovës dhe Danimarkës. Për ne është shumë e rëndësishme dhe po ashtu është edhe për Danimarkën, si partnerë të afërt, që çdo gjë të bëhet dhe të zbatohet në përputhje të plotë me standardet më të mira ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Por nuk ka pasur vonesa. Në fillim ka pasur disa vonesa me ratifikimin në parlamentin tonë, por kanë kaluar disa muaj tashmë që ai ratifikim është përfunduar. Tani janë vetëm ekipet teknike që po bëjnë punën e tyre”, tha Osmani.

Më pas asaj iu shtrua një pyetje tjetër.

“Pse është atraktive për ju të strehoni kriminelët tanë?”.

Osmani në përgjigje tha se s’ka të bëjë me atraktiven, por me kthimin e të mirës meqë Danimarka i qëndroi Kosovës krah në kohët e saj të vështira të luftës.

“Nuk ka të bëjë me strehimin e kriminelëve. Vendet që mbrojnë të njëjtat vlera, vendet që janë aleatë, e mbështesin njëri-tjetrin. Në kohën kur ne po përjetonim gjenocid, Danimarka ishte një nga vendet që qëndroi pranë nesh dhe erdhi të na shpëtonte jetën. Tani jemi në gjendje të kthejmë mbështetjen kur Danimarka ka nevojë për ne për të mbrojtur vlerat për të cilat qëndrojmë, ne do të jemi aty për Danimarkën. Kjo nuk ka të bëjë me shkeljen e asnjë standardi të të drejtave të njeriut që ekziston. Ka të bëjë me respektimin e atyre standardeve, por jo vetëm, por së bashku [me Danimarkën]. Ky është ndryshimi i vetëm. Mbështetja e ndërsjellë nuk ka të bëjë kurrë me të qenit tërheqës për kriminelët. Mbështetja e ndërsjellë ka të bëjë me mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe standardeve të të drejtave të njeriut, së bashku. Pra të jesh aty për njëri-tjetrin – dhe kjo është ajo që po bëjmë për Danimarkën – në të njëjtën mënyrë që Danimarka qëndroi me ne në kohën kur kishim nevojë”

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina