Protesta për UÇK-në në Tiranë, Ali Ahmeti anulon aktivitetet në ditën e fundit të fushatës

 

 

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar se kryetari I saj Ali Ahmeti, më 17 tetor, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, ka vendosur që të anulojë të gjitha aktivitetet e planifikuara partiake dhe të marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare në Tiranë, të thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, duke filluar nga ora 17:00, me moton: “Drejtësi për çlirimtarët, kundër padrejtësisë në Hagë”.

“Ali Ahmeti, i cili ishte i pranishëm edhe në protestën e organizuar në Prishtinë, në cilësinë e bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka pranuar ftesën e organizatorëve për të qenë pjesë e kësaj proteste të madhe mbarëkombëtare”.

“Për BDI-në dhe Kryetarin e saj, lufta e popullit shqiptar e prirë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë e drejtë, e domosdoshme dhe e përkrahur nga gjithë bota demokratike, perëndimore dhe liridashëse. Paslufta dhe proceset e panumërta gjyqësore, vendore e ndërkombëtare, kanë dëshmuar qartë çiltërsinë e asaj lufte për liri, demokraci dhe pavarësi”.

BDI thekson se drejtësia për popullin shqiptar nuk mund të ndërtohet mbi procese politike të imponuara nga Rusia, as mbi “dëshmi” të fabrikuara nga Serbia. Kryetari Ali Ahmeti është pjesë e pandarë e luftës për lirinë e kombit shqiptar dhe për këtë arsye mbështet fuqishëm protestën e ftuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, duke anuluar të gjitha aktivitetet partiake zgjedhore.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…