by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur shtypja e fletëvotimeve të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Fletëvotimet do të arrijnë në Kosovë gjatë ditës, transmeton KFVA.
Shtypja e fletëvotimeve është bërë në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë, nën mbikëqyrjen e anëtarëve të KQZ-së dhe stafit të Sekretariatit të KQZ-së.
“Gjithashtu janë shtypur broshurat e kandidatëve të Zgjedhjeve Lokale 2025, të cilat do të shpërndahen në vendvotime në ditën e zgjedhjeve”, thuhet në njoftim.
Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale do të shtypen gjithsej 3,600,820 fletëvotime, nga të cilat 1,800,410 për secilën lloj të zgjedhjeve. Ky numër përfshin fletëvotimet për të gjitha mënyrat e votimit: në vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, për personat me nevoja të veçanta, votimin me postë dhe rezervat.
Në këtë proces zgjedhor, është paraparë që të prodhohen 13% më pak fletëvotime krahasuar me numrin e përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote, që sipas Listës Votuese të certifikuar nga KQZ arrin në 2,069,098 votues. Kjo nënkupton një reduktim prej 268,688 fletëvotimesh nga shifra totale.
“Sipas të dhënave të Listës Votuese 2,025,105 qytetarë do të votojnë në vendvotimet brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa 43,993 votues janë regjistruar për të votuar përmes postës nga jashtë vendit. Proceci zgjedhor do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime prej të cilave 910 Qendra të Votimit me 2,571 vendvoitme të caktuara për votimin e rregullt, ndërkaq 38 Qendra të Votimit me githsej 54 vendvotime për votimin me kusht”, thuhet në njoftim./
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina