Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë adresimit për media në Kopenhagë ka përkujtuar se u mbushën dy vjet nga sulmi terrorist serb në veri të vendit, duke kritikuar Bashkimin Evropian se megjithëse ka bërë vazhdimisht thirrje për përgjegjësi, deri më tani nuk ka pasur asnjë veprim konkret.

“Posa shënuam 2 vjetorin e agresionit serb në shtetin tim, në veri të shtetit tim. Bashkimi Evropian në vazhdimësi ka bërë thirrje për përgjegjësi, ku deri tani ka pasur zero përgjegjësi. Është koha për të vepruar në atë që thuhet – “walk the talk”, ka deklaruar Osmani.

Ajo theksoi se sot dy janë kërcënimet kryesore të sigurisë për vendet e kontinentit Rusia dhe, në rajonin e Ballkanit, Serbia.

“Ka një nevojë të vazhdueshme për konsistencë nga Bashkimi Evropian, sepse nuk mund ta trajtosh njërën si agresore dhe diktatore, e tjetrën si partnere për paqe”, ka theksuar Osmani para mediave në Kopenhagë, transmeton tv Dukagjini.

E pyetur se cili është problemi më i madh për Kosovën, Serbia apo Rusia, ajo u përgjigj se është një kombinim i të dyjave.

“Serbia i ka trajtuar fqinjët e saj si shtete joekzistente, si shtete të përkohshme, ndaj të cilave vepron me agresion. Është kopje e lojës ruse, e për fat të keq, e mbështetur nga vetë Rusia. Prej shekujsh kanë përdorur të njëjtin koncept. Rusia flet për ‘botën ruse’ e Serbia për ‘botën serbe’ – duke përdorur të njëjtat metoda”, ka deklaruar ajo.

Osmani paralajmëroi se në rajon nuk ekziston boshllëk i ndikimit dhe nëse mungon ndikimi pozitiv perëndimor, aty hyjnë fuqitë me interesa të dëmshme.

“Në rajon gjithmonë ka ndikime. Nëse nuk është ai perëndimor, janë fuqitë e trekëndëshit të së keqes: Rusia, Kina dhe Irani. Ata nuk vijnë për bamirësi, por për interesa strategjike. Prandaj është thelbësore që procesi i zgjerimit të BE-së të shtyhet përpara në Ballkanin Perëndimor, duke marrë parasysh ato vende që përmbushin kriteret dhe që punojnë për vlerat mbi të cilat qëndron BE-ja”, ka thënë presidentja Osmani./KFVA/

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina