Jospeh: Kosova në situatë të keqe, Kurti pati probleme me SHBA`në edhe gjatë kohës së presidentit Biden

 

 

Profesori amerikan, Edward P. Joseph, ka thënë se aktualisht Kosova është në një situatë të keqe pasi Administrata e Donald Trump ka vendosur të pezullojë Dialogun e planifikuar Strategjik.

Sipas Joseph, ky është një vendim shumë serioz meqë është përmendur Kurti në mënyrë specifike.

“Pajtohem që Kosova është në një situatë të keqe tani kur shihni se këtë muaj administrata Trump pezulloi dialogun strategjik. Ky është një hap shumë serioz. Ata përmendën konkretisht kryeministrin Kurti, deklaratat dhe veprimet e tij. Dhe ata vunë në dukje se kanë rrezikuar progresin, progresin e fituar me mund, që nuk është arritur prej vitesh”, ka thënë Joseph për Kosovo Online, transmeton KFVA.

Ai ka kujtuar se Kurti ka pasur probleme me SHBA-në edhe gjatë kohës së presidentit Joe Biden.

“Gjatë kohës së Bidenit, pati vështirësi të përsëritura me qeverinë Kurti. Dhe tani kjo vazhdon. Dhe kjo nuk është mirë, veçanërisht sepse Serbia kohët e fundit ka nisur një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara. Pra, kjo nuk është një situatë e mirë për Kosovën”, theksoi Joseph.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…