Ahmeti: Hynë në Google për të parë kush janë zagarët, mos i pyet se të kallëzojnë vetë

 

 

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të VMRODPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se lideri maqedonas frikësohet “edhe nga Arabela”.

“Mickoski bën mirë të mos merret me Aleancën Kombëtare për Integrim, të mos merret me mua,” deklaroi Ahmeti.

Madje, Ahmeti tha se disa njerëz kanë hyrë edhe në internet për të parë se për kë e kishte fjalën Ahmeti kur fliste për zagarët.

“A e keni vënë re që dolën këta tanët, jemi e s’jemi zagarë. Besoni, edhe në Google kanë hyrë për të parë kush janë zagarët, kush janë lakejtë, kush janë lepujt. Populli thotë: mos e pyet, se të kallxon vetë. Lakejtë janë shërbëtorë, që mbajnë shkopin. A e keni parë si i shkojnë Mickoskit këta?”, tha Ahmet, raporton KFVA.

“Unë nuk kam folur për shqiptarët, shqiptarët janë vëllezërit tanë. Dhe unë u kam thënë gjithmonë: hajdeni me ne”, tha mes tjerash në tubimin e mbajtur në Strug, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…