Turqia dhe Gjermania në “luftë” për qebapin

 

 

Një përpjekje e Turqisë për të bindur Bashkimin Evropian që të vendosë rregulla të rrepta për përgatitjen e qebapëve doner është tërhequr pas një vale ankesash.

Propozimi për etiketën “Specialitet Tradicional i Garantuar”, do të kishte çuar në futjen e kritere të rrepta për llojet e mishit, metodat e prerjes dhe marinadat në këtë industri.

Industria gjermane e qebapëve do të vuante më shumë, sepse doneri vendas, i cili është shitur në rrugë për dekada të tëra, është zhvilluar në një formë specifike, mjaft të ndryshme nga origjinali turk.

Autoritetet turke pretenduan se doneri është një gatim kombëtar që u përhap në Evropë nëpërmjet emigrimit të turqve. Por zyrtarët gjermanë thanë se qebapi i tyre është bërë pjesë e kuzhinës kombëtare.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të donerit nga Turqia, tradita e pjekjes së mishit në një hell vertikal daton që nga shekulli i 16-të, dhe vetë emri doner është i lidhur me këtë metodë përgatitjeje. Ndaj ata kërkuan futjen e një sërë rregullash uniforme nga BE-ja.

Sipas tyre mishi duhet të jetë viçi mbi 16 muajsh, qengj mbi gjashtë muajsh ose gjoks pule dhe shkopinj pule. Mishi i gjelit të detit do të ndalohej dhe mishi do të duhej të pritej në një trashësi prej 3 deri në 5 mm. Po ashtu edhe lloji i thikës dhe recetat e marinadës do të specifikoheshin në mënyrë strikte.

Megjithatë, doneri gjerman shpesh përdor mish viçi dhe shërbehet në një simite të mbushur me perime si lakra e kuqe, turshia dhe qepa, me salca të ndryshme, një variant që e ka origjinën në Evropë dhe që konsiderohet nga shumë njerëz si një pjatë gjermane.

Ministria gjermane e bujqësisë i tha BBC-së vitin e kaluar se e kishte pritur propozimin turk si tepër surprizues. Ish-ministri Cem Özdemir, një politikan me origjinë turke, tha se në Gjermani të gjithë mund të vendosin se si duan të hanë doner, pa rregulla të diktuara nga Ankaraja. “Doneri i përket Gjermanisë”, tha ai. (A2 Televizion).

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…