Pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë Kosovë-Shqipëri

 

 

Nga sot pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri. Nga data 1 tetor deri në fillim të nëntorit, marrëveshja e lëvizjes së lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës do të pushojë së funksionuari.

Në këtë periudhë, pikat kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë do të kryejnë përpunimin e të dhënave të udhëtarëve dhe drejtuesve të automjeteve përmes një procedure të përshpejtuar, me qëllim që të shmangen radhët dhe pritjet e gjata për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve.

Megjithatë, gjatë fundjavave dhe festave zyrtare, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të kalojnë pa kontrolle kufitare, shkruan KFVA.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë mes dy shteteve, e cila u nënshkrua për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur trafikun e rënduar, ka dhënë rezultate të dukshme gjatë sezonit veror, kur numri i udhëtimeve arrin kulmin. Periudhat e kalimit pa kontrolle ose me kontrolle të reduktuara janë. Nga 1 maj deri më 30 Shtator.

Pra, në total 9 muaj gjatë vitit qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë nga një regjim i lehtësuar lëvizjeje në kufi ndërkohë qe 3 muaj me kontrolle

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…