Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Qeveria federale Amerikane është mbyllur zyrtarisht. Administrata e presidentit Donald Trump ka mbetur pa dollarë pasi Kongresi nuk u pajtua për një plan financimi. Pika ndarëse mes Republikanëve dhe Demokratëve është shëndetësia.

Opozita kërkon që të ndërpresë shkurtimet në financimin e mbështetjes mjekësore. Por republikanët kundërshtojnë. Mbyllja, e para që nga fundi i vitit 2018, ka të ngjarë të ndalojë përkohësisht disa, por jo të gjitha, shërbimet qeveritare amerikane. Më herët, Presidenti Donald Trump kërcënoi me shkarkime masive “të pakthyeshme” të punonjësve federalë nëse mbyllja e qeverisë do të vazhdonte. Punëtorët në poste kyçe do të vazhdojnë punën si normalisht, disa pa pagesë, por punonjës të tjerë qeveritarë tani janë në pushim të papaguar, shkruan A2 CNN.

Departamenti i Mbrojtjes, apo i Luftës siç është riemërtuar sëfundmi, është më i prekuri me mbi 334 mijë funksionarë që do të qëndrojnë në shtëpi. Programet e ndihmës ushqimore do të ndikohen gjithashtu. Mbrojtja e kufijve, kujdesi mjekësor në spital, zbatimi i ligjit dhe kontrolli i trafikut ajror duhet të vazhdojnë të operojnë si normalisht. Departamenti i Sigurisë së Brendshme njofton se 200 mijë anëtarë të forcës ligjzbatuese do të vijojnë punën pa pagë.

Mbyllja federale ka të ngjarë të ndikojë tek udhëtarët, pasi mund të ketë radhë të gjata sigurie dhe vonesa të shkaktuara nga kontrollorët e trafikut ajror të papaguar që zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi në vend që të punojnë falas. Gjithashtu do të detyrojë mbylljen e parqeve, muzeve dhe atraksioneve të tjera.

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina