Kryeministrja daneze: Evropa po përballet me momentet më të vëshitra dhe më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka paralajmëruar se Evropa po përballet me mjedisin më të rrezikshëm të sigurisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

“Mendoj se është serioze. Lufta në Ukrainë është shumë serioze. Kur e shoh Evropën sot, mendoj se jemi në situatën më të vështirë dhe më të rrezikshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore – jo Luftës së Ftohtë,” tha Frederiksen para gazetarëve.

Deklaratat e saj vijnë mes shqetësimeve në rritje në të gjithë Evropën për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe shkeljet e hapësirës ajrore nga dronët. E pyetur posaçërisht për kërcënimet nga dronët, Frederiksen u shpreh se është “në përgjithësi për t’i rrëzuar ata,” por theksoi se kjo duhet “të bëhet në mënyrën e duhur.”

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…