Specat thuhet se kishin përmbajtje të pesticideve Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad. Kroacia ka kthyer sërish një ngarkesë me speca me pesticide të ndaluara nga Shqipëria.
Specat thuhet se kishin përmbajtje të pesticideve Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad.
Nuk dihet se sa është sasia e perimeve të bllokuara në këtë shtet. Pritet që AKU të japë një njoftim zyrtar.
Rasti është i përsëritur pas bllokimit të domateve dhe pjeshkave të bllokuara po në Kroaci, si dhe të një sasi me speca të kuq në Slloveni.
Edhe ato rezultuan të kontaminuara me pesticide të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit.
Më 3 shtator, Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina bllokuan pjeshkat nga Shqipëria, pasi përmbajnë pesticide.
Kroacia asgjësoi 4 tonë me domate shqiptare, pasi rezultuan të ishin spërkatur pesë herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr.
Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat, i cili po ashtu më 22 gushti kishte asgjësuar 5 tonë pjeshkë nga Divjaka, sepse ishte gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë, nikel
