Covey kritikon Prokurorinë: S’po ndihem mirë mbi bazën se si po ndërtohen pyetjet

 

 

Dëshmitari i mbrojtjes, James Peter Covey ka thënë para Gjykatës Speciale të mërkurën se nuk po ndihet rehat me një linjë të pyetjeve të Prokurorisë lidhur me dekretin e emërimit të Agim Çekut.

“Nuk jam në dijeni të një deklarate të tilllë. Por, përsëri po e them që unë nuk jam rehat dhe nuk ndihem mirë për bazën se si po ndërtohen pyetjet që mund të bëhen. Duket sikur prokurori po përpiqet që të vërtetojë si fakt gjëra që në një mënyrë mbështesin vlerësime- gjykime që janë shprehur në një deklaratë në libër. Mendoj që kjo është keqkuptim i rolit të diplomatit dhe se si ne arrijmë në vlerësimet që japim”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Përpara kësaj, dëshmitari u pyet se a e ka parë dekretin për emërimin e Çekut si Komandant i Përgjithshëm. Si rrjedhojë, dëshmitari Covey bëri komentin që u ndalua nga trupi gjykues.

“Nuk jam i sigurt që pajtohem me arysen dhe bazën për këtë mënyrë të paraqitjes së pyetjeve”, tha Covey.

Megjithatë, dëshmitari tha se nuk beson që e ka parë këtë dekret.

“Nuk besoj”, u përgjigj shkurt ai, duke shtuar se nuk beson që e ka ditur se kush e ka nxjerrë atë dekret./

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…