Vendos Gjykata Kushtetuese: Kuvendi nuk është konstituuar pa nënkryetarin serb

 

 

Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin duke vendosur në favor të Listës Serbe, shkruan KFVA.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar siç ka thënë kryeparlamentari, Dimal Basha dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, më 9 shtator deklaroi se sapo të skadojë masa e përkohshme, ajo do të ndërmarrë hapin për të ftuar partinë fituese të zgjedhjeve për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

“Vendimi për masën e përkohshme nuk paragjykon vendimin përfundimtar për rastin, por ndërkohë ndalon çdo veprim institucional që lidhet me zgjedhjen e qeverisë. Me përfundimin e kësaj mase, do të ftoj partinë e parë për të vazhduar me procedurat e zakonshme”, u shpreh Osmani.

Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka qenë shumë kritik ndaj këtij vendimi të Kushtetueses. Ai e ka konsideruar masën si një ndërhyrje të panevojshme që, sipas tij, i ka bllokuar për 25 ditë të gjithë 120 deputetët e Kuvendit, duke i detyruar të “vegjetojnë”.

Kurti akuzoi Gjykatën Kushtetuese se po vepron si “zgjatim politik” i opozitës kundër Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se masa ishte e pakuptimtë dhe e dëmshme, dhe e krahasoi me një vendim absurd mjekësor që do t’i fuste gjyqtarët në “pushim shëndetësor”.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…