Protestuesi i 6 Janarit padit Donald Trump për 40 trilionë dollarë

 

 

Jacob Chansley, i njohur si “QAnon Shaman” për shkak të kostumit me brirë që veshi gjatë sulmit në Kongresin amerikan më 6 janar 2021, ka ngritur një padi të pazakontë kundër Donald Trump, duke kërkuar dëmshpërblim prej 40 trilionë dollarësh.

Në një dokument 26-faqësh, i cili ngjan më shumë me një manifest sesa me një padi ligjore, Chansley pretendon se është “komandanti i vërtetë” i Shteteve të Bashkuara. Ai akuzon një “elitë botërore” për shkelje të Kushtetutës dhe kërkon që në Amerikë të zbatohen vetëm dy ligje: Amendamentet e të Drejtave të Njeriut (Bill of Rights) dhe Kushtetuta origjinale, përcjell A2 CNN.

Në padinë e tij, Chansley ka përfshirë një listë të gjatë institucionesh e individësh, përfshirë Donald Trump, Rezervën Federale, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA), Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, shtetin e Izraelit, kompaninë X të Elon Musk, T-Mobile dhe Warner Bros.

Një nga kërkesat më të çuditshme është prodhimi i një monedhe ari një onz (28,3 gramë), të vlerësuar në 40 trilionë dollarë, për të shlyer borxhin kombëtar. Po aq i pazakontë është edhe pretendimi se filmat “The Dark Knight” i Christopher Nolan dhe “Avatar” i James Cameron janë kopjuar nga shkrimet e tij.

Chansley shkon më tej, duke thënë se Agjencia Kombëtare e Agjencisë (NSA) e ka mashtruar me identitetin e aktores Michelle Rodriguez për ta bindur të përdorte “aftësitë e tij si shaman” në çështje jashtëtokësore. Ai madje pohon se Trump e kontaktoi personalisht me e-mail dy ditë pas trazirave.

I dënuar më parë për pengimin e një procedure zyrtare, Chansley u fal nga Trump në janar 2025, së bashku me rreth 1500 persona të tjerë. Fillimisht mbështetës i zjarrtë i Presidentit, ai më vonë u distancua pasi Trump refuzoi të publikonte të ashtuquajturën “dosjen Epstein

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…