by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Një muaj të plotë deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë punuar asnjë ditë.
Kjo për shkak të masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.Megjithatë, ata e marrin sot, më 30.09.2025, pagën bazë prej 1 mijë e 914 euro.105 deputetë të Kuvendit të Kosovës, pa llogaritur 15 anëtarë të Qeverisë që nuk e marrin pagën e deputetit, i kushtojnë buxhetit të Kosovës 200 mijë e 970 euro në muaj vetëm për pagat bazë.
Deputetët e Kosovës, megjithatë si pagë përfundimtare marrin më shumë bazuar edhe në vitet e përvojës.Kuvendi gjatë gjithë muajit shtator është në masë të përkohshme për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, rrjedhimisht deputetët nuk kanë kryer asnjë punë.Për këtë muaj, ndonëse deputetët e kanë ‘pushim’ ata i kushtojnë buxhetit mbi 200 mijë euro në paga, këtu pa llogaritur shtesën për shkak të viteve të përvojës edhe pa llogaritur pagën që merr Dimal Basha si tanimë kryetar i zgjedhur i Kuvendit dhe Albulena Haxhiu, Kujtim Shala, Vlora Çitaku dhe Emilja Rexhepi si nënkryetarë të zgjedhur.Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas zgjedhjes si nënkryetare të Kuvendit të Haxhiut e Rexhepit, i kishte liruar nga detyra më 28.08.2025.
Në këtë përllgaritje nuk janë numëruar edhe Albin Kurti, kryeministër në detyrë dhe ministrat e një zëvendësministre e kabinetit qeveritar, për shkak se ata marrin pagë nga Qeveria e jo nga Kuvendi si deputetë.Gjatë kësaj periudhe të masës së përkohshme, deputetët e kanë të ndaluar çdo veprim apo vendim dhe çdo procedurë të mëtejme për formimin e Qeverisë.Në këtë periudhë kohore, deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë, nuk kanë punuar, përveç kryetarit të zgjedhur Dimal Basha i cili sipas njoftimeve nga Kuvendi por edhe vet ai në rrjete sociale, ka zhvilluar disa takime.
MASA E PËRKOHSHME
Afati që ka vendosur Gjykata Kushtetuese në lidhje me ankesën e Listës Serbe për procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës përfundon sot, më 30 shtator.Kushtetuesja e vendosi masën e përkoshme nga 5 deri më 30 shtator dhe si pasojë u ndalua çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë së re.Dy aktgjykime paraprake në lidhje me dilemat për mbarëvajtjen e seancës konstituive ishin nxjerrë nga Kushtetuesja, mirëpo nuk kanë kryer punë për të dalë nga ngërçi.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar më 09.09.2025 se i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që mos të lejojë askënd, në këtë rast Listën Serbe që të ketë të drejtën e vetos mbi Republikën e Kosovës.
Kështu tha ajo teksa tregoi se kanë dërguar komentet në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me kërkesën që e ka dorëzuar Lista Serbe në lidhje me konstituimin e Kuvendit.Presidenca ka dërguar dy komente në Kushtetuese në lidhje me kërkesën e Listës Serbe.
Komenti i parë është: “Parimi i mosabuzimit të të drejtave të garantuara me Kushtetutë”, ndërsa i dyti: “Kuvendi i Kosovës nuk mund të bllokohet si pasojë e cilësdo parti apo komunitet”.“Ne kemi kërkuar nga Kushtetuesja që të mos lejojë që kushdo të ketë të drejtën e vetos mbi proceset jetike të shtetit. Vetoja mbi Republikën nuk ka qenë kurrë as qëllim i themeluesve të shtetit, e as i hartuesve të Kushtetutës. Duke ia dhënë një partie politike që përfaqëson një komunitet të drejtën e vetos mbi funksionalizimin e Kuvendit, e rrjedhimisht të çdo institucioni tjetër shtetëror që zgjedhet në Kuvend, Republika do të zhvleftësohej, duke u shndërruar në një parim në letër në vend se të mbetet veprim i përditshëm në mbrojtje të sovranitetit dhe interesave të të gjithë qytetarëve, pa dallim”- tha Osmani në konferencë për media.
Kurse, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas vendimit të Kushtetueses për masë të përkohshme, tha se Gjykata Kushtetuese po funksionon si hije politike e opozitës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.
Lideri i LVV-së ka deklaruar se Gjykata mori masë të përkohshme sipas kërkesës së Listës Serbe, ndërsa shtoi se nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese, “vonon e dëmton qëllimshëm”.
“Gjykata Kushtetuese po funksionon si hije politike e opozitës ndaj LVV-së. Vendimi i saj është shumë absurd dhe shumë i dëmshëm- nuk kam dyshime. Nga katër muaj e gjysmë, prej mesit të prillit e deri te zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, tre muaj janë vonesë e Gjykatës Kushtetuese. 2/3 e kohës kemi qenë duke pritur vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilës i adresohej opozita, jo ne”- ka thënë ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV, ku edhe u rikonfirmua si kandidat për kryeministër.As një javë pas kësaj deklarate, SHBA pezulloi Dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën.
Pezullimit i parapriu deklarata e të Ngarkuarës me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Annu Prattipati, e cila tha se janë të zhgënjyer nga veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese është dorëzuar nga Igor Simiq, Slavko Simiq, Verica Qeraniq, Zlatan Elek, Adem Hoxha, Srdan Popoviq, Branislav Nikoliq, Stefan Kovaqeviq, Miljana Nikoliq dhe Ljiljana Stefanoviq, deputetë të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Listës Serbe.
Sipas Kushtetueses, parashtruesit e kërkesës kontestuan kushtetutshmërinë e “Procesverbaleve të seancave të Kuvendit të Kosovës” dhe vendimeve të nxjerra në seancat e 26 dhe 28.08.2025.
Përveç kësaj, Lista Serbe kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme, “me të cilën do të ndalojë veprimet e mëtejshme kundërkushtetuese të Kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që të mos zgjidhet Qeveria kundërkushtetuese ose të fillojnë të rrjedhin afatet për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës, për shkak se moscaktimi i masës së përkohshme do të shkaktonte dëme të pariparueshme dhe potencialisht do të çonte në formimin e institucioneve kundërkushtetuese, duke cenuar kështu rendin juridik dhe demokratik në Kosovë”.
Kur u zgjodh më në fund Kryetari i Kuvendit, pas më shumë se gjashtë muajsh bllokadë, u krijua pritja që brenda ditës të zgjidheshin edhe nënkryetarët, dhe kështu të përfundonte procesi njëherë e mirë. Katër prej tyre u zgjodhën, por te i pesti – ai që i takon partisë me shumicë serbe – procesi ngeci sërish, duke e futur vendin në një mjegull të re institucionale.Ish-partitë e bllokut opozitar nuk ia dhanë votat deputetit nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq me arsyetimin që forma qysh ka vepruar Kryetari i Kuvendit nuk është kushtetuese.
Ndërkohë, Lista Serbe nuk pranoi kandidat tjetër pos Sllavko Simiqit, emri i të cilit është propozuar tri herë dhe nuk ka marrë votat e mjaftueshme. Votat nuk i kanë marrë as tetë deputetët tjerë t’u zgjedhur nënkryetar.
Si rrjedhojë, pas tri raundeve të gjithë janë eliminuar nga gara, duke i hapur kështu rrugë që kryeparlamentari Basha ta shpallë të konstituar Kuvendin edhe pse pa një nënkryetar.Seanca konstituive e Kuvendit u mbyll më 28.08.2025 nga kryetari Dimal Basha, anipse nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e partive të komunitetit serb.
“Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë sa i përket nënkryetarit që vjen nga komuniteti joshumicë serb, prandaj me këtë rast konsideroj se kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës të seancës konstituive dhe meqenëse nuk ka mundësi tjetër objektive se si të procedohet tutje, konsideroj që kjo seancë konstituive konsiderohet e përmbyllur”- tha Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha gjatë mbylljes së seancës.Emilja Rexhepi është zgjedhur nënkryetare nga partitë joshumicë joserbe.
Kushtetuta e Kosovës thotë se nënkryetari “do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb”. Kurse, Rregullorja e Kuvendit parasheh që kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb.
Kosova tashmë ka më shumë se gjysmë viti pa institucione të reja, pasi seanca konstituive që ka nisur që më 15 prill, por ende nuk ka përfunduar me një zgjidhje.Seanca e fundit e legjislaturës së tetë është mbajtur mbajt me 5 dhjetor 2024.
Nga Zgjedhjet e 9 shkurtit fitues doli Lëvizja Vetëvendosje me 42.30%, PDK e dyta me 20.95%, LDK e treta 18.27%, AAK-Nisma me 7.06%
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina