Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Shumë motoristë me 15 tetor do të marrin rrugën për në Hagë. Rrugëtimi që parashihet të zgjas katër ditë do të bëhet për të treguar që janë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ismail Tasholli nga “Liria ka Emër” ka treguar shtetet nëpër të cilat do të kalojnë për të arritur tek vendi edhe ku do të shprehin një zëri pakënaqësinë për gjykimin që po iu bëhet Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Ai ka treguar edhe për grupet e motoristëve që iu janë bashkuar kësaj ideje.

“Qëllimi është i njëjtë, sikur në organizime tjera që të ndajmë pakënaqësinë me proceset, të bëjmë kërkesë në mënyrë qytetare për drejtësi dhe të ketë transparencë sepse brengat janë të njëjta në vazhdimësi. Ideja është që të fillojmë nga Prishtina më 15 tetor, e kemi kriju këtë mënyrë me motorë, ide tjetër me simbolikë të veçantë. Mandej mënyra se qysh do të udhëtojmë në cilat shtete, e kemi nëpër Mal të Zi, Shqipëri, Kroaci, Slloveni, Austri, Gjermani, Belgjikë, Holandë. Kemi kontaktu me të gjitha klubet e motoristeve, qofshin ata evropian dhe shqiptarëve që jetojnë në Evropë që gjatë karvanit të na bashkëngjiten që me 19 tetor ditën e diel të jemi në Hagë”, tregoi Tasholli për Ekonomia Online.

Ndonëse ka ende kohë megjithatë, Tasholli tha se janë rreth 300-500 motoristë që do të nisin këtë rrugëtim.

“Ende nuk e kemi të saktë por përafërsisht duhet të shkoj numri 300-500 motorista, por jam pak i rezervuar në teknikalitete që na vynë edhe të dhënat e vazhdueshme prandaj gjatë kohës mund të ndryshojnë edhe numrat”, theksoi ai.

Tasholli shtoi se në Hagë do të qëndrojnë për një ditë ndërsa për kthimin ende nuk ka ndonjë plan.

“Atje jemi vetëm një ditë por gjatë rrugës me siguri që do të pushojmë sepse është rrugë e gjatë dhe nuk mundemi për një ditë, pra prej 15 deri më 19 tetor i kemi katër ditë rrugë  dhe do e shfrytëzojmë pjesë e skenarit që të na bashkëngjiten klubet e tjera të motoristëve”, sqaroi Tasholli

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina