Mijëra pasagjerë mbeten të bllokuar, falimenton kompania ajrore

 

 

Kompania ajrore islandeze me “Play Airlines” ka ndërprerë të gjitha operacionet me efekt të menjëhershëm, duke shpallur falimentimin dhe duke lënë pa punë rreth 400 punonjës. Fluturimet nga aeroportet e Londrës Stansted dhe Liverpool drejt Reykjavikut janë anuluar, duke shkaktuar kaos për mijëra pasagjerë të cilët tashmë duhet të gjejnë mënyra alternative për të udhëtuar. 

Në një deklaratë në faqen zyrtare, kompania tha: “Fly PLAY hf. ka ndërprerë operacionet dhe të gjitha fluturimet janë anuluar. Ju këshillojmë të kontrolloni opsione të tjera me kompani të ndryshme ajrore, disa prej të cilave mund të ofrojnë tarifa shpëtimi”.

Autoriteti i Aviacionit Civil në Mbretërinë e Bashkuar këshilloi pasagjerët të kontrollojnë faqen e tij për informacionet më të fundit, ndërsa atyre që kanë blerë bileta me kartë krediti iu sugjerua të kontaktojnë bankat e tyre. Për ata që kanë rezervuar paketa turistike me akomodim, përgjegjësinë do ta mbajnë agjencitë e udhëtimit.

Bordi i kompanisë shpjegoi se vendimi erdhi si pasojë e performancës së dobët financiare, rënies së shitjes së biletave pas lajmeve negative dhe mosmarrëveshjeve të brendshme. Play, e themeluar në vitin 2019 nga ish-drejtues të WOW Air, kishte si synim ofrimin e fluturimeve të lira me bazë në aeroportin ndërkombëtar Keflavík në Reykjavik.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…