Merret një vendim për psikiatrin e QKUK`së, dyshohet për përndjekjen e gazetares

 

 

Është liruar nga ndalimi Behar Kamberi, psikiatri nga Kosova i cili u arrestua të dielën në Tiranë.

Kamberi, dyshohet për përndjekjen e moderatores 28-vjeçare, Albana Bejko.

Ai u arrestua pas një kallëzimi penal të Bejkos kundër psikiatrit 42-vjeçar.

Vendimi për lirimin e Kamberit, është marë nga Prokuroria e Tiranës, raportojnë sot mediat në Shqipëri, transmeton KFVA.

Kamberi dyshohet se e ka ngacmuar me mesazhe në telefon moderatoren.

Disa mesazhe tregojnë një ndjenjë sentimentale që mjeku kosovar ka shfaqur ndaj moderatores sportive.

Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua tju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues, apo kanosës për jetën e moderatores sportive.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…