by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Gjykata e ka detyruar Bashën që t’i kërkojë publikisht falje ish-zëvendësministrit të Financave dhe i ka caktuar atij shlyerjen e pagesës në vlerë 25 mijë euro për shpifje
Dimal Basha është dënuar për shpifje kundrejt ish-zëvendësministrit të Financave, Mustafë Grainca, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Tanimë kryetari i Kuvendit të Kosovës është obliguar nga Gjykata Themelore e Ferizajt që të paguajë dëmshpërblim në vlerë 25 mijë euro, pasi është gjetur fajtor për shpifje.
Aktgjykimi i shkallës së parë të gjykatës është shpallur më 22 korrik, sipas shkresës së lëndës të cilën e ka siguruar Gazeta.
Basha është shpallur fajtor për shpifje në lidhje me akuzat publike ndaj Graincës, një biznesmeni të ndërtimit në Ferizaj dhe ish-zyrtar me funskion publik, veprimtarinë e të cilit e kishte përshkruar si “mafi të betonit”, përcjell KFVA.
Gjykata e ka aprovuar pjesërisht si të bazuar padinë e Graincës ndaj Bashës, thuhet në dispozitivin e aktgjykimit.
“Aprovohet pjesërisht si e bazuar kërkesëpadia e paditësit Mustafë Grainca, e ushtruar kundër të paditurit Dimal Basha, si e bazuar”, thuhet në pikën e parë të dispozitivit të aktgjykimit.
Në pikat e tjera të dispozitivit, Gjykata e ka detyruar Bashën që t’i kërkojë publikisht falje paditësit dhe i ka caktuar atij shlyerjen e pagesës në vlerë 25 mijë euro për shpifjet që ka hedhur në drejtim të Graincës.
“Detyrohet i padituri që paditësit t’i komensoj dëmin e shkaktuar në emër të shpifjes dhe fyerjes së personalitetit në lartësi prej 25,000.00 euro, me kamatë ligjore prej 8% nga dita e paraqitjes së padisë e deri në përmbushjen definitive”, thuhet në pikën IV të dispozitivit.
Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe për këtë pritet të vendosë Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të lëndës.
Basha, në një deklarim publik më 2019 e kishte akuzuar Graincën për keqpërdorime dhe parregullsi në biznesin e ndërtimit në Komunën e Ferizajt, duke e përshkruar veprimtarinë e tij si “mafi të betonit”.
Disa javë më vonë atë vit, në korrik të 2019-s, Mustafë Grainca, ish-zëvendësministër i Financave nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ushtroi padi për shpifje dhe fyerje të personalitetit kundër Bashës, asokohe gazetar në një televizion.
Sipas kërkesë-padisë, Grainca kërkonte nga Basha dëmshpërblim në formë kompensimi prej 65 mijë eurove.
Grainca është një afarist në fushën e ndërtimit. Ai është pronar i “IDEA Invest” Sh.P.K., e cila është themeluar më 2015. Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, kompania figuron të ketë aktivitet primar ndërtimin e objekteve banesore dhe jobanesore.
Më parë, ai ka qenë i përfshirë në Partinë Demokratike të Kosovës. Ka ushtruar për më shumë se një vit funksionin e zv/ministrit të Financave.
Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca
Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina