Kush është Jock Covey që sot po dëshmon në mbrojtjet të Thaçit dhe çfarë roli kishte gjatë luftës në Kosovë?

 

 

Në Dhomat e Specializuara të Hagës ka vijuar sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku në seancën e radhës ka filluar dëshminë e tij Jock Covey, i thirrur si dëshmitar i mbrojtjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Covey, një ish-zyrtar i lartë ndërkombëtar me përvojë në Ballkan gjatë dhe pas luftës në Kosovë, pritet të dëshmojë në mbrojtje të Thaçit.

Kush është Jock Covey?

Jock Covey është një ish-zyrtar i lartë ndërkombëtar, i cili gjatë pasluftës në Kosovë shërbeu si zëvendës i përfaqësuesit special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë (UNMIK) si dhe  kishte qenë zëvendës i Bernard Kouchner.

Në këtë rol, ai ka qenë një nga figurat kyçe në administratën ndërkombëtare që menaxhonte tranzicionin e Kosovës pas përfundimit të luftës në vitin 1999.

Covey kishte ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike dhe institucionale të vendit gjatë periudhës së ndjeshme të rindërtimit dhe stabilizimit.

Për shkak të përvojës dhe njohurive të tij mbi kontekstin politik dhe të sigurisë në Kosovë, ai është ftuar si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Ai pritet të dëshmojë për dy deri në tre ditë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…