KEK-u ‘çerdhe e punësimit’ për ‘shërbëtorët’ e VV-së: Bekir Gerguri, ish-kryeshefi i kësaj ndërmarrje, punëson dy djemtë e tij

 

 

Koorporata Eneregjetike e Kosovës (KEK) po “gogëson” nga militantët  e Vetëvendosjes. Së fundmi ish-U.D i kryeshefit të kësaj ndërmarrje dhe aktualisht këshilltar i kryeshefit, Bekir Gërguri ua ka hapë dyert e punës dy djemëve të tij. Ata u punësuan në ndërmarrjen ku muaj më parë e udhëhiqte babai i tyre, shkruan KFVA.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar edhe vet Bekir Gërguri .

“Jo veç djemt e mi, por secili kur është konkursi i hapur kanë të drejta të barabarta, të gjithë uniform para konkursit. Nuk muj me ia mohu të drejtën as njërit, as tjetrit e kanë fatin e vet, janë madhor prandaj e kane të ardhmen perspective”, tha Gërguri për Periskopin.

Njëri djalë i Bekir Gërgurit u punësua në pozitën e teknikut të makinerisë, ndërsa tjetri teknik i kimisë.

Por, kjo situatë shkon edhe më larg, pasi kryetar i komisionit për teknik të kimisë, ku u pranua njëri prej djemve të tij është Ramadan Sokoli, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Bylbyl Sokolit.

Kujtojmë se Bekir Gërguri po merr pjesë edhe në fushatën kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebreza.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…