Gjykata e Hamburgut e dënon Princ Dobroshin me 13 vjet burgim dhe 8 milionë euro

 

 

Gjykata e Hamburgut të mërkurën e kaluar (më 17 shtator) dha verdiktin për Princ Dobroshin.

Ai u dënua me 13 vjet burgim, për trafikim me drogë.

Dobroshi u shpall fajtor, për 10 tonë kokainë e cila u kap në Portin e Hamburgut në vitin 2020-të, shkruan gazeta e njohur gjermane Bild.

Kjo ngarkesë vinte nga Amerika Qendrore dhe Jugore.

Po ashtu sipas kësaj gazete, “bosi i drogës” duhet t’ia paguajë shtetit plot 8 milionë euro.

Bild përshkruan edhe aktivitetin 30 vjeçar të Princ Dobroshit, i njohur në botën e kokainës.

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…