Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Emocionalisht i lodhur, e i mërzitur nga padrejtësia. Kështu mes rreshtash ka treguar babai i ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu për gjendjen e të birit, që po mbahet në burgun e Serbisë, e që po akuzohet për vrasje të rëndë. Fatmir Spahiu në protestën ku u kërkua reagim vendor e ndërkombëtar, ka treguar se e kanë dorëzuar dokumentet ku tregojnë qartazi që ai nuk ishte i angazhuar si polici në shtatorin e 2023.

“Me Arbnorin janë takuar shoqja dhe nëna e Arbnorit. Arbnori sa i përket gjendjes fizike është mirë, për shkak gjendjes emocionale dihet se është i lodhur, i mërzitur nga padrejtësia që po i bëhet, ndërsa me u maltretu nuk është maltretuar, sjellja ka qenë korrekte, mirëpo ai po e vuan atë pasi që është duke u mbajtur në mënyrë të padrejtë. Policinë e Kosovës e ka lënë me një nëntor në 2022, ndërsa ky akuzohet për rastin që ka ndodhur me 24 shtator 2023 ka udhëtuar më herët, nuk është ndaluar. dokumentacionin e kam dorëzuar te avokati dhe avokati i ka dorëzuar në prokurori, institucionet janë angazhuar mirëpo ne kërkojmë që të angazhohen më tepër”, tha ai, raporton KFVA.

Organizatorja e protestës, Erëza Zeqiri, theksoi se prania e qytetarëve është dëshmi kundër padrejtësisë.

“Arbnori, një ish-polic i ndershëm dhe i përkushtuar ndaj shërbimit të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve, sot ndodhet padrejtësisht në burg në Serbi, i privuar nga liria dhe i ndarë nga familja e tij. Prania jonë këtu është më shumë se një mbështetje simbolike. Ajo është dëshmi se padrejtësia nuk mund të mbulohet me heshtje. Ne jemi këtu për të ngritur zërin e Arbnorit, për të thënë me vendosmëri se liria e tij është e drejtë themelore dhe se askush nuk duhet të mbahet peng i padrejtësisë”, tha ajo.

Ajo shtoi se është e domosdoshme që institucionet vendore dhe ndërkombëtare të marrin përgjegjësinë.

“I bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës që të angazhohen pa ndërprerje për lirimin e tij. Po ashtu, i bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare – Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të të drejtave të njeriut – që të marrin përgjegjësinë për të garantuar të drejtat themelore të një qytetari që padrejtësisht po mbahet i burgosur”, tha Zeqiri.

Edhe familjarja e tij, Donjeta Spahiu, kërkoi që shteti i Kosovës të veprojë pa vonesa dhe të mos heshtë përballë kësaj padrejtësie.

“Ne i bëjmë thirrje institucioneve tona shtetërore që të mos heshtin, të mos vonojnë dhe të mos e neglizhojnë këtë rast. Heshtja e shtetit nuk është thjesht dështim, është një padrejtësi e dyfishtë. Është detyrë e shtetit të mbrojë çdo qytetar të tij, pavarësisht se ku gjendet ai. Sot, më shumë se kurrë, duhet të tregojmë se jemi një shtet që mbron qytetarët e vet”, tha ajo.

Duke iu drejtuar edhe faktorit ndërkombëtar, ajo theksoi nevojën urgjente për ndërhyrje.

“Po ashtu, sot duam të drejtohemi me forcë edhe te institucionet ndërkombëtare, ambasadat e vendeve mike, organizatat për të drejtat e njeriut. Ne ju bëjmë thirrje që të mos qëndroni të heshtur përballë kësaj padrejtësie. Heshtja juaj është peshë mbi shpatullat tona. Por zëri juaj, ndikimi juaj, është vendimtar. Ne kemi nevojë për solidaritetin dhe mbështetjen tuaj jo nesër, por sot. Arbnori është simbol i një padrejtësie që mund t’i ndodhë kujtdo prej nesh”, tha ajo.

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, ishte ndaluar me 7 qershor në pikën kufitare nga Hungaria në Serbi. Autoritetet e drejtësisë në Serbie e akuzojnë atë për gjoja kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.Sipas tyre, Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë të Zveçanit, pra me 23 shtator 2023, në kohën kur një grup terroristësh serb të armatosur në krye me kryekriminelin Milan Radoiçiqin sulmuan policinë  e Kosovës e ku e vranë rreshterin Afrim Bunjaku

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina