• Fri. Nov 21st, 2025

Vazhdon ofensiva e dorëheqjeve të kandidatëve të VV’së në Ferizaj, 4 emrat

Sep 29, 2025

 

 

Kryetarja e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj Fatbardha Zogaj Reka e konfirmoi se brenda partisë në Ferizaj ka telashe dhe se nuk është i vetmi Visar Pajaziti që është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 12 tetorit, përcjell Gazeta KFVA.


Përveç Pajazitit janë larguar edhe Habibe Ademi-Damaneki, Erjona Sejdiu dhe Laureta Ademi.

Ish Anëtari i VV në Ferizaj për Klan Kosova tha se tërheqja e kandidatëve të VV-së sjellë humbje në vota.

“Tërheqja e asamblistave varësishtë nga ndikimi që kanë, është humbje në vota”, ka thënë Faton Topalli.

Ndërkaq dje kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Visar Pajaziti, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se me keqardhje ka vendosur të tërhiqet nga gara për zgjedhjet e 12 tetorit.

Pajaziti tha  se ky vendim vjen pas një sërë sjelljesh jo korrekte dhe veprimeve të papranueshme nga disa individë brenda lëvizjes.

Sipas tij, ata kanë cenuar integritetin dhe etikën e garës demokratike, duke krijuar një ambient të pafavorshëm për një proces të ndershëm e të drejtë.