Ukraina më e fuqishme se kurrë, sulmon fabrikën elektrike ku furnizoheshin ushtarët rus

 

 

Ukraina ka sulmuar me dronë fabrikën më të rëndësishme ruse të  komponentëve elektrikë Karachev në Oblastin Bryansk të Rusisë, përcjell Gazeta KFVA.


Nga raportimet po tregohet se fabrika ende është duke u djegur  pas një sulmi me dron gjatë natës më 29 shtator.

Ndërkaq politikani rus Alexander Bogomaz kishte paralajmëruar paraprakisht për një sulm të mundshëm me raketa në rajonin Karachev të Oblastit Bryansk.

“Vëmendje! Në territorin e rajonit Karachev! Rrezik raketash… Sistemi i alarmit është aktivizuar,” tha Bogomaz.

Fabrika prodhon komponentë elektrikë dhe u shërben klientëve komercialë, si dhe ushtrisë ruse, raportoi media e pavarur Astra./KFVA/

 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…