Shpërthim i bombolës së gazit në Gjakovë, shmangen pasoja më të mëdha

 

 

Në rrugën “Naum Viqilharxhi” të Gjakovës është raportuar sot një shpërthim i një bombole gazi në një shtëpi banimi.

Sipas njoftimit nga Njësia e Zjarrfikësve të Gjakovës, falë reagimit të shpejtë të ekipeve emergjente u arrit të parandalohet shpërthimi i një bombole tjetër, duke shmangur kështu pasoja më të rënda, përcjell KFVA.


Ngjarja përfundoi me dëme të vogla materiale dhe pa rrezikuar jetën e banorëve, ndërsa autoritetet kanë apeluar për kujdes të shtuar në përdorimin dhe mirëmbajtjen e bombolave të gazit në ambiente shtëpiake. /KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…