Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), think-tank i njohur në Washington DC, ka dalë me disa skenarë të prodhuar nga ekspertë të çështjeve të sigurisë dhe atyre ushtarake për një invazion të mundshëm të Tajvanit nga Kina, përcjell Gazeta KFVA.


Ekspertiza e CSIS lëshoi shumë skenarë të mundshëm se si do të shkonte një sulm potencial i Kinës ndaj ishullit të Tajvanit, që numëron afër 24 milionë banorë dhe GDP të jashtëzakonshme mbi 800 miliardë dollarë.

Sipas CSIS, skenari më real i përpjekjes së Kinës për ta pushtuar Tajvanin do të ndodhte ashtu siç shpjegohet detajisht nga Daily Mail në videon më poshtë. Këtu, parashihet se Kina do ta bombardonte fillimisht Tajvanin përmes raketave me rreze të shkurtër e të mesme të veprimit, që do ta shkatërronin një pjesë të madhe të forcave ajrore tajvaneze.

Në këtë skenar më real, SHBA-ja dhe Japonia do t’i dilnin menjëherë në ndihmë Tajvanit, duke përfshirë dislokimin e nëndetësve amerikane në gjirin e Tajvanit, aktivizimin e avionëvë luftarakë, si dhe afrimin e aeroplanmbajtësve të mëdha, përfshirë edhe USS George Washington.

Forcat ajrore amerikane që do të aktivizoheshin menjëherë numërojnë rreth 500 avionë luftarake, ndërsa japonezët do të kishin në dispozicion rreth 250 avionë, kryesisht prodhime amerikane si F-35 dhe F-15.

Në tërësi, sipas skenarit të CSIS, forcat aleate të Tajvanit do të numëronin deri në 270 mijë trupa, ndërsa Kina do të mund të mobilizonte tërë ushtrinë e saj që përbëhet nga 2 milionë trupa.

Sidoqoftë, për shkak se Tajvani është i rrethuar me det në të gjitha anët, do të ishte shumë problematike për Kinën të arrijë vendosjen e trupave në brigjet e ishullit të vogël. Sipas këtij skenari, kinezët do të arrinin disa përparime të vogla në ishull pas një sulmi amfib, pa pasur mundësi të marrin kontrollin e plotë, pak a shumë njëjtë sikur rusët në Ukrainë.

Ky skenar parasheh që Kina ta ketë të qartë brenda 30 ditëve se Tajvani është pothuajse i padepërtueshëm dhe se rreziku për konfrontim më të gjerë me SHBA-në dhe Japoninë të jetë pothuajse i pashmangshëm në rast të vazhdimit të luftës.

Në fund, qendra që merret ekskluzivisht me tema që kanë të bëjnë me luftë dhe siguri, pret që Kina të mos jetë e aftë ta marrë ishullin e Tajvanit për shkak të rezistencës së fortë dhe mbështetjes direkte të SHBA-së dhe Japonisë. CSIS parasheh përdorimin e armëve bërthamore si të vetmen mundësi që Kina ta pushtojë Tajvanin, por kjo pastaj do të krijonte mundësinë reale për një konfrontim bërthamor me superfuqinë tjetër, SHBA-në./KFVA/

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina