Një i vdekur e dy të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e autobusi

 

 

Një  person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Suharekë–Shtime, në mes të fshatrave Duhle dhe Carralevë, mes një autobusi dhe një automjeti, shkruan Gazeta KFVA.


Rastin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit, Shaqir Byqtyqi, i cili tregon se në aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy persona të tjerë të cilët  janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

“Sot, më datë 28.09.2025, rreth orës 19:00, në rrugën Suharekë–Shtime, në mes të fshatrave Duhle dhe Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një automjeti .

Si pasojë e aksidentit, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga të dhënat e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”, tha Bytyqi.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.

  • Shkrime të ngjashme

    Limaj mbetet jashtë Kuvendit- Mori vetëm 1.7 %

    Nisma e Fatmir Limajt s’e ka kaluar pragun prej 5% për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, sipas Exit Poll të prezantuar në T7. Kjo parti mori 1.7%, sipas Exit Poll. Këtë herë, Nisma i hyri garës e vetme…

    Radoniqi: Deri në ora 15:00 kanë votuar mbi 570 mijë qytetarë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur konferencën e radhës lidhur me procesin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se janë raportuar tri raste për ndalje të energjisë elektrike në disa qendra votimi, por që theksoi…