by kfvanews

Share

by kfvanews

Share

 

 

Pas verës me temperatura ekstreme, situata ka ndryshuar përfundimisht që nga fundjava që e lamë pas, e cila u karakterizua me ulje të theksueshme të temperaturave dhe reshje lokale shiu.

Gjatë kësaj jave, në ditët e fundit të shtatorit, moti do të mbetet i ndryshueshëm. Të hënën pritet të mbajë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa lokalisht mund të ketë edhe reshje të izoluara shiu.

Të martën, pas mëngjesit kryesisht të vranët, gjatë ditës do të ketë intervale të gjata me diell. Temperaturat do të lëvizin rreth 20°C, përcjell KFVA.

Ditët e para të tetorit do të ndikohen nga kushte të paqëndrueshme dhe masa të ftohta ajrore nga Rusia, të cilat do të fuqizohen të enjten dhe të premten, kur edhe pritet kulmi i tyre.

Paralelisht, një ciklon i fuqishëm nga Deti Mesdhe do të lëvizë drejt Greqisë, duke sjellë reshje të dendura në Ballkanin Lindor dhe Qendror, përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë, Serbinë dhe pjesërisht Shqipërinë.

Të mërkurën moti do të dominohet nga vranësirat dhe intervalet kohore me diell, me mundësi për reshje të izoluara. Në mbrëmje parashihet shtim i vranësirave dhe intensifikim i reshjeve. Temperaturat do të pësojnë ulje graduale.

Të enjten dhe të premten pritet mot i vranët dhe me reshje të dendura shiu dhe bore. Fillimisht bora do të shfaqet në zonat malore, ndërsa gjatë ditës së enjte ose të premten pritet të shtrihet edhe në disa zona të ulëta, sidomos në Rrafshin e Kosovës. Temperaturat do të mbesin pak mbi vlerat pozitive.
Si pasojë e reshjeve të dendura të enjten dhe të premten, priten edhe vërshime lokale.

Edhe dita e shtunë do të sjellë mot kryesisht të vranët dhe reshje lokale, të cilat do të ndërpriten në pjesën e parë të ditës. Temperaturat do të shënojnë një ngritje të lehtë.

Të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira, ku temperaturat do të arrijnë mbi 10°C.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, ndërsa nga mesi i javës herë pas here do të forcohet me shpejtësi prej 20–50 km/h, e në zona të veçanta edhe deri në 70 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 20°C. Vlerat më të ulëta pritet të regjistrohen të enjten dhe të premten.

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina