MPB blen rreth 120 mijë euro bileta aeroplani për stafin, dy kompani ofertuan me çmim identik

 

 

Ministria e Punëve të Brendshme e ka dhënë tenderin në vlerë rreth 120 mijë euro për furnizim me bileta aeroplani për udhëtime zyrtare për nevoja të stafit.

Përmes kësaj kontrate, Ministria që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla ka blerë 261 bileta, teksa relacionet nuk janë definuar. Një biletë ka kushtuar rreth 450 euro, shkruan KFVA.

Për këtë tender kanë ofertuar dy kompani me çmim identik, por në fund Ministria e ka shpërblyer me tender “AS TRAVEL CLUB ” SH.P.K”, me çmim total prej 117 mijë e 452 euro e 61 centë.

Kompania tjetër është eliminuar me arsyetimin se nuk i është përgjigjur një kërkese për sqarime nga ana e autoritetit kontraktues.

“Mbështetur në arsyetimin e cekur më lartë, tenderi-oferta Juaj është REFUZUAR dhe nuk kalon në vlerësimin e mëtutjeshëm. Ju informojmë së kontrata i është dhen Operatorit Ekonomik ” AS TRAVEL CLUB ” SH.P.K., Tringë Smajli 14, 10000, Prishtinë çmimi në vlerë prej 117,452.61€”, thuhet në dosje.

Kohëzgjatja e kontratës është për 36 muaj. Kontrata është dhënë me 25 shtator, teksa nënshkrimi i saj është planifikuar për sot./KFVA/

 

 

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…