Mot i vranët sot në Kosovë, parashikimi për ditët e ardhshme

 

 

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta, por edhe me intervale kohore me diell. Do të ketë reshje lokale shiu kryesisht të dobëta dhe atë vetëm në disa rajone. Do të fryjnë erëra mjaft të freskëta nga veriu, kurse temperatura maksimale mezi do arrijë 20 gradë Celsius dhe atë në Dukagjin.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna sjellë intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale dhe kalimtare. Reshjet të pakta lokal priten në pjesë të Shqipërisë kontinentale dhe shumë disa rajone në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës.

E  Marta pritet të karakterizohet me mot më të qetë, me intervale kohore me diell dhe pak më i ngrohtë. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë shiu.

Vranësira të reja përfshijnë territoret tona ditën e mërkurë, por shumë pak reshje. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të fillojnë reshje të reja shiu dhe bore në viset malore dhe cikloni fillon të përfshijë viset tona me reshje atmosferike. Në të gjitha viset priten reshje shiu e në viset kodrinore-malore reshje bore. Nuk përjashtohet mundësia që reshje shqote e bore të ketë edhe në ultësirat e Rrafshit të Kosovës të Premten.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…