“Kishte mungesë oksigjeni”- Detaje nga nxjerrja e trupit të pajetë në Lybeniq të Pejës

 

Një person ka vdekur pasditen e së dielës në fshatin Lybeniq të Pejës, pasi që i njëjti derisa ishte duke pastruar një bunar ka rënë në t

Nxjerrja e trupit të pajetë ka zgjatur për disa orë. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës përmes një njoftimi ka dhënë detaje rreth operacionit për nxjerrjen e trupit të viktimës.

“U realizua me sukses operacioni për nxjerrjen e trupit të pajetë të viktimës nga pusi në Lybeniq të Pejës. Nxjerrja e trupit të viktimës u realizua përmes organizimit teknik të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës dhe të kompanisë së Kërkim-Shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

ShKShMK ka njoftuar se kishte pranuar një thirrje nga Policia e Kosovës për një aksident në fshatin Lybeniq, komuna e Pejës.

“Skuadrat e ShKShMK-së janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes për të filluar operacionin. Në vendngjarje ishin të pranishëm Policia e Kosovës, njësitet e zjarrfikësve dhe emergjencave. Një person kishte rënë në pus gjatë punës për pastrimin e tij. Për shkak të thellësisë, pranisë së gazrave dhe mungesës së oksigjenit, operacioni kërkoi koordinim të ngushtë ndërmjet të gjitha palëve kompetente për nxjerrjen e viktimës”, thuhet tutje në njoftim.

Nxjerrja e trupit të viktimës u realizua përmes organizimit teknik të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës dhe të kompanisë së Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

  • Shkrime të ngjashme

    IPK kërkon inicim të rastit për kallëzim të rremë për personin që u ankua për keqtrajtim nga Policia e Kosovës në Leposaviq

    IPK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se para mesnatës së datës 13 janar të këtij viti hetuesit e saj janë njoftuar nga Policia e Kosovës lidhur me një ankues i cili pretendonte se ishte keqtrajtuar nga…

    Bastisje në Burgun e Dubravës, përfshihet edhe njësiti special K9

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është zhvilluar operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës, shkruan KFVA. Në njoftim htuhet se qëllimi i aksionit ishte parandalimi i veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda institucionit. “Gjatë operacionit janë…