Kërkohen hetime nga ShBA’ja për artikullin e Bashës kundër UÇK’së

 

 

Veterani Agim Pllashniku, e ka paditur kryetarin e Kuvendit Dimal Basha, lidhur me artikullin kundër UÇK-së, ku thuhet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është financuar me para të karteleve të drogës.


Ky artikull ishte publikuar në vitin 2012-të në një revistë shkencore në bashkëpunim me autoren Jana Arsovska.

Për këtë, është kërkuar edhe hetim ndërkombëtar, konkretisht amerikan.

Lidhur me kërkesën në fjalë, detaje në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka dhënë avokati Gent Gjini.

“Dimal Basha ka bashkëpunuar me një autore Jana Arsovska, e cila shquhet për propagandë anti-shqiptare, dhe vet Dimal Basha i ka shërbyer asaj në ofrimin e të dhënave statistikore dhe kjo i falënderohet atij”, deklaroi Gjini në Klan Kosova.

E disa ditë më parë, kryetari i Kuvendit Dimal Basha, ka deklaruar se përfundimisht pjesa e tij është larguar nga revista shkencore në fjalë.

  • Shkrime të ngjashme

    Kurti, Hamza e Abdixhiku dalin me vota minus nga rinumërimi – një kandidat i VV’së 228 vota më pak

    Në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave, që erdhi pas mospërputhjeve gjatë verifikimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sipas KQZ’së, nga rinumërimi dikush ka dalë mbi 220 vota më pak. Sipas rezultateve nga 227 vendvotimet e…

    “Pezullim i përkohshëm”, ambasada amerikane flet pas vendimit për vizat imigruese

    Departamenti amerikan i Shtetit të mërkurën dha lajmin se ka marrë vendim për pezullimin e përpunimit të vizave të imigrantëve për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Kosovën. Ambasada amerikane ka dhënë shpjegime. Pas publikimit nga presidenti amerikan, Donald Trump,…