Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Ismet Kryeziu nga KDI-ja ka reaguar pas deklaratave të Albin Kurtit, ku ka thënë s se këto përbëjnë një theqafje politike për vendin, përcjell Gazeta KFVA.


Kryeziututje shprehet se gjuha që po përdor kryeministri Kurti nuk i shërben interesit kombëtar.

“Akuzat e fundit të Albin Kurtit ndaj SHBA-së, se gjoja veprimet e tyre janë kundër sundimit të ligjit në veri dhe janë kërkesa për “kusuritje” me Serbinë e Rusinë në kurriz të Kosovës, përbëjnë një theqafje politike për vendin.
Kjo gjuhë nuk i shërben as forcimit të shtetit, as interesit kombëtar, por vetëm kalkulimeve të ngushta të brendshme të një lideri që konfrontimin brenda e jashtë e sheh si mundësi elektorale.”

Tutje Kryeziu u shpreh se kjo është një goditje ndaj vetë integritetit dhe sovranitetit të vendit nga një udhëheqës shteti.

“Për më shumë se 25 vjet, SHBA-ja ka qenë garancia kryesore e sundimit të ligjit në veri, mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Sot, një ish-kryeministër dhe kandidat për kryeministër del me akuza të tilla, duke pretenduar se pikërisht SHBA-ja është kundër këtyre parimeve. Ky është një cënim i drejtpërdrejtë i aleancës strategjike më të fuqishme të Kosovës, në thelb, një goditje ndaj vetë integritetit dhe sovranitetit të vendit nga një udhëheqës shteti”, tha Kryeziu.

Reagime të tilla vijnë pas deklaratës skandaloze që dje Albin Kurti ka bërë, ku ka thënë se pengesat në raport me Amerikën janë në fushën e diplomacisë e që sipas tij SHBA e konsideron shumë të rëndësishme ta tërheqë Serbinë nga hemisfera lindore, sepse Serbia është e lidhur ngushtë me Moskën.

Tutje Kurti kësisoj se nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjit në veri të vendit megjithëse kjo nuk ishte asnjëherë kritika e BE dhe SHBA, ajo për çka kritikohej ishte mënyra e zbatimin dhe shkelja e zotimeve të Dialogut duke tensionuar situatën përtej në rajon.

E as situata nuk konsiderohet se ka përmirësim vetëm përkeqësim sa i përket sundimit të ligjit pasi shumica dërrmuese e popullatës bojkoton institucionet.

“Së pari dialogu strategjik nuk është pezulluar, por planifikimi për dialogun strategjik është pezulluar. Kjo është për dy arsye kryesore: E para për shkak të fillimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, i cili rezultoi të ishte kundër strukturave ilegale serbe dhe nuk mund të bëjë kompromise këtu. Nuk mund tia lë këtë problem gjeneratës tuaj. Mendoj se brezi im duhet ta përfundojë këtë. Marrëdhënia jonë me SHB-në është tridimensionale, që do të thotë mbrojtje, zhvillim dhe diplomaci. Sinqerisht shtylla e mbrojtjes qëndron më mirë se të tjerat…. Aty ku i kemi disa pengesa është në diplomaci sepse sipas meje SHBA e konsideron shumë të rëndësishme ta ngrenë Serbinë nga hemisfera lindore, sepse Serbia është e lidhur ngushtë me Moskën, u shpreh ai.

Tjetra kritikë e kreut të Vetëvendosjes se nuk e sheh të arsyeshme të jetë partner në synime diplomatike më të gjëra për rajonin thuajse procesi i normalizimit është i shkëputur nga zhvillimet e tjera në Europë.

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina