‘A janë fajdexhinj këta?’ Cali në gjendje të rëndë, kërkon borxh nga shteti

 

 

Ish-eprori i lartë i UÇK-së Salih Mustafa – Cali, është në gjendje të rëndë financiare. Ai ka kërkuar edhe borxh nga shteti për të kompensuar dëmin e përcaktuar nga Gjykata Speciale për siç thuhet viktimat.


Por, tani Calit iu ka pamundësuar edhe më shumë pagesa e shumës së caktuar, pasi që ai detyrohet edhe një kamatë shtesë prej tetë përqind.

Kjo temë me rëndësi të veçantë, u diskutua nga mysafirët e ftuar në emision.

Analisti Arlind Imeri, tha se nuk ka parë praktika të tilla të shtimit të kamatës.

“A janë këta bankë, fajdexhinj?”, pyeti Imeri në Klan Kosova.

Derisa veterani Arton Hoti, propozoi që Gjykatës Speciale t’ia ndërrojnë emrin.

Nga Gjykata Speciale në Gjykatën Tradhëtare të Republikës së Kosovës”, deklaroi Hoti.

Kurse, analisti Azdren Shala, tha se dy të akuzuarit e tjerë “Cali” dhe Pjetër Shala – Ujku, janë lënë në dorë të dytë përballë ish-eprorëve të lartë të UÇK-së.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…