Shpresë apo rrezik? BE miraton ilaçin e kontestuar për Alzheimerin

 

 

Bashkimi Evropian ka miratuar ilaçin shumë të diskutueshëm Kisunla, për trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit, i prodhuar nga kompania amerikane Eli Lilly

Miratimi është dhënë nën kushte të rrepta, pasi efikasiteti i tij ka qenë objekt debatesh të ashpra në komunitetin mjekësor.


Kisunla konsiderohet një trajtim revolucionar, krahas Leqembi-t të kompanisë Eisai/Biogen, dhe do të përdoret për pacientët me dëmtime të lehta kognitive, përfshirë demencën e lehtë në fazat e hershme të sëmundjes së Alzheimerit.

Substanca aktive e këtij ilaçi është donanemab, një antitrup monoklonal i humanizuar që vepron kundër proteinës së agreguar beta-amiloid, e cila është e lidhur me formimin e pllakave në tru.

Studimet tregojnë se donanemab ka një rrezik minimal për rritje të enzimave të mëlçisë dhe nuk është lidhur me dëmtime klinike të këtij organi, transmeton KFVA.

Miratimi i këtij ilaçi ka ngjallur debat të madh: nga njëra anë, studimet klinike kanë treguar se ngadalëson përparimin e sëmundjes, duke dhënë shpresë pas dekadash përpjekjesh të dështuara, por nga ana tjetër, shumë ekspertë theksojnë se përfitimet janë të vogla dhe jo mjaftueshëm të rëndësishme për pacientët.

Gjithashtu, ilaçi mund të shkaktojë efekte anësore serioze, madje edhe fatale, si hemorragji cerebrale dhe edemë të trurit.

Ashtu si Leqembi, edhe Kisunla u miratua pas një refuzimi fillestar dhe tani mund të përdoret vetëm tek pacientët në fazat e hershme të Alzheimerit dhe vetëm nëse nuk mbajnë mutacione gjenetike që i bëjnë më të rrezikuar për efekte anësore.

Çdo shtet anëtar i BE-së vendos vetë për mbulimin financiar të trajtimit.

Franca vendosi të mos e përfshijë Leqembi-n në procedurë të përshpejtuar për rimbursim, por nuk e ka përjashtuar mundësinë në të ardhmen. Britania e Madhe ka miratuar të dy ilaçet, por nuk i rimburson, duke i cilësuar shumë të kushtueshëm për përfitime të kufizuara, ndërsa në SHBA ato janë të miratuara, por rimbursimi varet nga politikat e siguruesve privatë. /

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…