Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Sport

by kfvanews

Share

 

 

Ka nis edicioni i 25-të i maratonës ndërkombëtare, një ngjarje që ka grumbulluar atletë dhe adhurues të vrapimit nga mbarë bota. Ky aktivitet ka për qëllim jo vetëm promovimin e aktivitetit fizik, por edhe bashkimin e qytetarëve të Prishtinës dhe të Kosovës, duke i ofruar mundësinë të shijojnë një ditë të veçantë të sportit.

E organizuar nga Federata e Atletikës së Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, maratona sivjet mblodhi rreth 1800 garues nga vende të ndryshme të botës.

Me një pjesëmarrje rekord dhe me distancë 44 km, maratona ofron mundësi për të gjithë, nga vrapuesit profesionistë deri te ata amatorë.

Kryetari i Federatës të Atletikës të Kosovës, Halil Sylejmani tha se organizimi për maratonën e radhës fillon që në momentin që mbaron aktualja.

“Ne kemi filluar në vitin 2001 dhe kemi arritur në 2025, do të thotë është e 25-ta me rradhë. Çdo garë që përfundon, ne menjëherë fillojmë me organizimin e garës tjetër dhe kështu që të jemi të gatshëm për një startim sa më të mirë. Sfida ka, do të thotë ka probleme por ne bashkarisht po i kalojmë. Normalisht që është më mirë të angazhohet më shumë çdokush që ka mundësi ta përfundojë. Mediat pak kanë çaluar sivjet edhe pse kemi shumë garues, diku 1800 garues, mirëpo ne i falënderojmë ata që kanë kontribuar dhe që do të kontiribuojnë që kjo garë cdoherë, maratona është me karakter ndërkombëtar dhe të jetë cdoherë ndërkombëtare dhe t’i tregojë botës se ne jemi të gatshëm të organizojmë. Federata Atletike e Kosovës asnjëherë nuk është dorëzuar. Kemi ndihma nga Policia, nga FSK-ja, nga organizata të tjera, gjithashtu kemi edhe nga shëndetësia.”, tha ai

Më tej, Sylejmani shtoi se interesimi për pjesëmarrje në maratonë është shumë i lartë dhe se në maratonë mund të marrë pjesë secili qytetar, pa dallim moshe.

Maratona e Prishtinës është një mundësi për të promovuar jetesën aktive dhe shëndetësore, ndërkohë që nxit zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Related Posts

  • Një gjuajtje me armë ka ndodhur në Shirokë të Suharekës, mbrëmjen e sotme. Si pasojë e gjuatjes, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur. Në videon e publikuar, shihet se njesitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. IndeksOnline ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një

  •     Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është i pranishëm në duelin që Real Madridi po e zhvillon ndaj Villarrealit në kuadër të kampionatit spanjoll. Pak çaste para se të nis ndeshja, regjia spanjolle fokusoi presidentin Florentino Perez, ku shumë u befasuan kur panë afër tij presidentin e Shqipërisë, Edi Ramën. Rama tani ka reaguar

  •     Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thyer rekordin e shikueshmërisë në debatin e sontëm në RTV Dukagjin, në emisionin “Debat Plus”. Përballë analistëve dhe gazetarëve, Berisha prezantoi platformën e tij zgjedhore dhe dha përgjigje të qarta e direkte për të gjitha pyetjet e adresuara. Performanca

  •     Një numër i madh protestuesish u mblodhën në qendër të Romës, dita e katërt me radhë e protestave në Itali për shkak të ndalimit nga Izraeli të një flotilje ndërkombëtare që po përpiqej të dërgonte ndihmë humanitare në Gaza dhe ndalimit të aktivistëve. Njerëz që mbanin banderola dhe flamuj palestinezë, duke brohoritur “Palestina