Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Kosovë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka konfirmuar se deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiç, nuk është nën hetime dhe nuk është i identifikuar si i dyshuar për sulmin e 24 shtatorit 2023, në Banjskë të Zveçanit.


Po ashtu, Prokuroria ka konfirmuar se për sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nuk është i dyshuar dhe as në hetim, as Millosh Peroviq, kandidati për kryetar të Komunës së Zubin Potokut.

Në një përgjigje për KALLXO.com të shtunën Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast, po zhvillohen në mënyrë profesionale, të mbështetura në prova dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.“Prokuroria Speciale rithekson përkushtimin e saj për të garantuar një proces të drejtë dhe të ligjshëm në çdo rast, duke shmangur çdo formë të keqinformimit apo supozimeve që nuk bazohen në fakte të verifikuara” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë,

Related Posts