by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Presidentja Vjosa Osmani, të premten ka mbajtur fjalim në Kolegjin e Luftës së Ushtrisë Amerikane, për rrugëtimin e Kosovës nga mbijetesa në liri, për kontributin e ushtarëve amerikanë dhe për aleancën historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara.
Gjatë fjalimit të saj, Osmani tha se ishte Amerika dhe NATO, ato që Kosovën e çuan në liri dhe në një shtet të sigurt.
“Isha një vajzë e re kur Kosova po përballej me një luftë gjenocidale të Millosheviqit. Ishte një kohë kur ne po detyroheshim të largoheshim nga shtëpitë tona, kur më të dashurit tanë po vriteshin para syve tanë, dhe kur fëmijëria jonë ishte thjesht në luftë dhe konflikt”, u shpreh Osmani.
“Në orët më të errëta, Amerika qëndroi me ne. Ishin ushtarët amerikanë bashkë me vendet aleate të NATO-s, që dëshpërimin në Kosovë e kthyen në shpresë, frikën në siguri dhe okupimin në liri”, tha tutje Osmani.
E para e vendit shprehur edhe një herë falënderimin e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen që ia jep Kosovës.
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin për krime lufte ndaj të akuzuarit Shaqir Lutvija, është bërë administrimi i provave materiale. Prokurori special, Ilir Morina, i propozoi Gjykatës që në përputhje me dispozitat ligjore të administrohen provat, të propozuara sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Një instalim laseri është vendosur pranë aeroportit të Mynihut për të mbrojtur aeroportin gjerman nga çdo pamje tjetër e dronëve, sipas mediave gjermane. Gazeta gjermane Bild citon burime anonime të sigurisë se pajisjet me laser do t’u lejojnë autoriteteve të gjejnë distancën e dronit nga aeroporti.Bëhet e ditur se ky lajm vjen pasi
Zyrtarët doganorë në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar. Gjatë deklarimit, drejtuesi i automjetit ka pohuar se nuk ka mallra për të deklaruar, përcjell KFVA. Megjithatë, pas ekzaminimit të automjetit, në ulëset e pasme dhe në bagazh është zbuluar mall i padeklaruar me natyrë tregtare, për të
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për media pas Samitit të Brdo-Brionit në Durrës, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka tentuar ta prishë takimin, duke u drejtuar me arrogancë e fyerje. “Si në takimet tjera të Brdo-Brionit, ndoshta në një dozë më të madhe, Vuçiqi i Serbisë iu drejtua