Një rast i rëndë është regjistruar pasditen e së premtes në Podujevë, ku një burrë është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta, raporton Sinjali, transmeton KFVA.
Ngjarja ka ndodhur më 26 shtator, në fshatin Përpellac, tek varrezat e familjes së tij është gjetur pa shenja jete Hamdi Zejnullahu, 61 vjeç. Trupi i viktimës është gjetur në pozitë gjysmë të shtrirë, me një plagë të dukshme në kokë, ndërsa në mes të këmbëve të tij ndodhej një armë zjarri.
Me dhembje dhe pikëllim të thellë, familja e të ndjerit ka bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë më 26 shtator 2025, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet të dielën, më 28 shtator 2025, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Përpellac.
Në njoftimin mortor të publikuar nga familja thuhet se miqtë, të afërmit dhe bashkëluftëtarët janë të ftuar të marrin pjesë në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të të ndjerit, për ta nderuar jetën dhe veprën e tij.

