by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Lagjja “Qendresa” në Prishtinë, e njohur si një nga zonat më luksoze të kryeqytetit, po përballet me një realitet të hidhur. Mbeturina të shumta, mbetje ndërtimi, madje edhe kafshë të ngordhura janë evidentuar në këtë hapësirë, duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik dhe duke e shndërruar këtë lagje në një vatër të mundshme infeksionesh.
Gazeta KFVA ka siguruar pamje nga terreni, të cilat dëshmojnë gjendjen alarmante dhe mungesën e kujdesit institucional.
Ky është një rrezik i madh për qytetarët, sidomos për fëmijët që luajnë çdo ditë në këtë hapësirë të ndotur. Nëse nuk ndërhyhet urgjentisht, pasojat mund të jenë të rënda për shëndetin publik.
Neglizhenca e institucioneve ka lënë pas dore një nga lagjet më të frekuentuara dhe më të shtrenjta të kryeqytetit, duke e kthyer atë në një “katrahurë urbane” që po kërcënon jetën e përditshme të banorëve.
Shkollat e Prishtinës, të cilat janë të kyçura në rrjetin e Termokosit, janë duke mbajtur mësim me orar të shkurtuar shkak i mungesës së ngrohjes në ditët kur temperaturat ndjeshëm kanë shënuar rënie. Shkolla fillore “Ismail Qemaili” ka njoftuar se në mungesë të ngrohjes, sot në ndërrimin e pasdites orët mësimore do të
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në prag të dy ndeshjeve të tetorit, kundër Sllovenisë këtë të premte dhe më pas ndaj Suedisë të hënën që vjen. Trajneri gjerman u shpreh optimist për përballjet e këtij muaji, sidomos për atë ndaj sllovenëve në stadiumin
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka nisur sot fushatën vetëdijësuese me moton “Duart në timon, jo në telefon”. Kjo fushatë po realizohet nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në bashkëpunim me stacionet policore vartëse në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Han i Elezit, me mbështetjen e OJQ-së “Kuvendi i të Rinjve të
Dy ministre belge, ajo e Drejtësisë Annelies Verlinden dhe ajo e Azilit dhe Migracionit Anneleen Van Bossuyt, nisën të hënën një mision diplomatik treditor në Shqipëri dhe Kosovë. Vizita përqendrohet në trajtimin e mbipopullimit kronik të burgjeve belge dhe në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar. Për të lehtësuar situatën e rënduar