by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Sot u zhvillua ceremonia zyrtare e ndryshimit të komandës së Batalionit të Rezervës Taktike të KFOR-it (KTR BN), e kryesuar nga Komandanti i përgjithshëm i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, Gjeneral Major Enrico Barduani.
Gjatë ceremonisë, Lejtënant Kolonel Attila Nagy dorëzoi zyrtarisht përgjegjësitë e tij tek Lejtënant Kolonel Gergely Herczog, të dy ushtarakë të ushtrisë hungareze.
Në fjalën e tij, Gjeneral Major Barduani shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë ndaj Lejtënant Kolonel Nagy, i cili ka udhëhequr KTR BN që nga muaji mars i vitit 2025. Barduani vlerësoi profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe udhëheqjen që Nagy ka demonstruar gjatë gjithë kohës së shërbimit të tij.
Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it gjithashtu i dërgoi urimet më të mira Lejtënant Kolonel Herczog për marrjen e komandës së re.
Si shenjë simbolike e tranzicionit, flamuri i NATO-s u kalua nga komandanti që po largohej tek ai i ri – një gjest që përfaqëson vazhdimësinë e udhëheqjes dhe angazhimin e qëndrueshëm të NATO-s për paqen dhe stabilitetin në rajon.//
Postimi i plotë:
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ndarë foton familjare nga Samiti i Brdo-Brijunit, i cili po mbahet në Durrës. Përmes platformës së Facebook-ut, Begaj tha se Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, është një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal për të çuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. “Së bashku n Samitin e
Ka përfunduar dëshminë eksperti mjeku-ligjor Naim Uka për vrasjen e Liridona Ademajt në seancën e mbajtur sot ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plana dhe Kushtrim Kokalla. Pas tij pritet të paraqitet një dëshmitarë tjetër në ora 13:30. Tre të akuzuarit u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Në këtë seancë
Çmimi Nobel në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve, zbuluan se si mbahet nën kontroll sistemi imunitar
Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025 u është dhënë shkencëtarëve Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për zbulimet e tyre revolucionare “lidhur me tolerancën imunitare periferike”. Komiteti i Nobelit njoftoi se çmimi iu akordua për punën e tyre në kuptimin e mënyrës se si sistemi imunitar mbron trupin
Brenda një dite në Kosovë ndodhin mesatarisht mbi 50 aksidente. Vetëm në shtatë ditët e fundit u shënuan qindra raste. Kjo gjendje e sigurisë rrugore po vazhdon të mbetet shqetësuese. Pas javës mes 22 dhe 28 shtatorit, ku vdiqën pesë persona në aksidente trafiku, edhe fillimi i tetorit ishte i zi në komunikacion.