by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Deputeti i Kuvendit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka thënë se çështjen e njohjes së Kosovës do ta shqyrtojë një president i ardhshëm, dhe jo Volodymyr Zelensky.
“Nëse do të ishte në dorën time do ta bëja shumë kohë më parë, por ky nuk është vendim që mund ta marrë unë por presidenti i Ukrainës. Nuk e di se kur kjo mund të ndodh por besoj se presidenti i ardhshëm i Ukrainës do ta ketë në dorë çështjen e njohjes së Kosovës”, u shpreh deputeti ukrainas, raporton KFVA.
Goncharenko thotë se e ka ngritur këtë çështje në Kuvendin ukrainas, mirëpo nuk ka kaluar. Megjithatë, ai është i mendimit se “herët a vonë” një gjë e tillë do të ndodhë.
“Ukraina nuk e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur tani që po flasim. E kam dërguar këtë çështje edhe në Parlamentin e Ukrainës dhe fatkeqësisht nuk ka kaluar, por besoj se herët a vonë Ukraina do ta njohë shtetin e Kosovës, kemi shumë gjëra të përbashkëta dhe e dimë se çfarë përkrahje kemi pasur nga Kosova gjatë pushtimit rus në vendin tonë, kjo është situata për momentin”, deklaroi Goncharenko.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka ndarë foton familjare nga Samiti i Brdo-Brijunit, i cili po mbahet në Durrës. Përmes platformës së Facebook-ut, Begaj tha se Samiti i Procesit të Brdo-Brijunit, është një platformë e rëndësishme për bashkëpunimin rajonal për të çuar përpara integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. “Së bashku n Samitin e
Ka përfunduar dëshminë eksperti mjeku-ligjor Naim Uka për vrasjen e Liridona Ademajt në seancën e mbajtur sot ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plana dhe Kushtrim Kokalla. Pas tij pritet të paraqitet një dëshmitarë tjetër në ora 13:30. Tre të akuzuarit u sollën në gjykatë nën masa të rrepta sigurie. Në këtë seancë
Çmimi Nobel në Mjekësi u jepet tre shkencëtarëve, zbuluan se si mbahet nën kontroll sistemi imunitar
Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi për vitin 2025 u është dhënë shkencëtarëve Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi për zbulimet e tyre revolucionare “lidhur me tolerancën imunitare periferike”. Komiteti i Nobelit njoftoi se çmimi iu akordua për punën e tyre në kuptimin e mënyrës se si sistemi imunitar mbron trupin
Brenda një dite në Kosovë ndodhin mesatarisht mbi 50 aksidente. Vetëm në shtatë ditët e fundit u shënuan qindra raste. Kjo gjendje e sigurisë rrugore po vazhdon të mbetet shqetësuese. Pas javës mes 22 dhe 28 shtatorit, ku vdiqën pesë persona në aksidente trafiku, edhe fillimi i tetorit ishte i zi në komunikacion.